Arabia Saudite dëshiron që të zotërojnë Manchester United dhe Liverpool ndërsa duan Ronaldon dhe Messin në ligën e tyre

by admin
Spread the love

Arabia Saudite dëshiron që investitorët e saj të marrin Manchester United dhe Liverpool, ndërsa shpreson që Cristiano Ronaldo t’u bashkohet për të luajtur në ligën e saj vendase.

Ministri i Sportit, Princi Abdulaziz bin Turki Al-Faisal zbuloi ambiciet e fundit sportive të vendit në një intervistë me Sky News. Ai u shpreh se do të donte që Ronaldo të nënshkruante për Ligën Saudite pas Kupës së Botës , pasi 37-vjeçari u largua këtë javë nga United.

“Kush nuk do të donte që ai të luante në ligën e tyre? Ai është një model për shumë lojtarë të rinj, ai dhe Messi”, tha princi.

“Kjo ka përfituar shumë në aspektin e turizmit për mbretërinë. Nëse munden, do të doja t’i shihja që të dy të luajnë në ligën saudite”, tha Princi Abdulaziz.

Tani dy klube të tjera të Premierligës janë në treg , Liverpool dhe United, dhe ministri i sportit dëshiron që të dyja  të bien nën pronësinë saudite.

“Shpresoj se po, nëse ka investitorë dhe numrat shtohen, dhe kjo do të bëjë një biznes të mirë,” tha ai.

Ai shtoi: “Premier League është liga më e mirë në botë. Të gjithë po e shikojnë Premier League. Është liga më e ndjekur dhe ka tifozë të guximshëm të këtyre skuadrave në mbretëri. Kështu që do të ishte një përfitim për të gjithë.”


Top Channel

You may also like