Apple, raporti i TII mund pritshmëritë

by admin
Spread the love

Kompania Apple, me seli në Cupertino, e mbylli tremujorin e dytë të vitit fiskal me të ardhura në rritje me 9% në 97,3 miliardë dollarë, sipër pritshmërive të analistëve, falë kërkesës së fortë për iPhone dhe shërbime.

Fitimi neto u rrit gjithashtu me 6% në 25 miliardë dollarë. Divizioni i shërbimeve – që përfshin App Store, abonimet në iCloud dhe shërbimet dixhitale të muzikës dhe argëtimit – regjistroi një tremujor rekord me të ardhura në rritje me 17% në 19,8 miliardë dollarë.

Shitjet e iPhone u rritën me 5,5% në 50,6 miliardë dollarë, ose 52% të të ardhurave totale. Rezultatet janë pozitive edhe në Kinë, ku pavarësisht lockdown, të ardhurat e Apple u rritën me 3,5% në 18,34 miliardë dollarë.

“Tremujori është dëshmi e fokusit tonë tek inovacioni dhe aftësisë në krijimin e produkteve dhe shërbimeve më të mira në botë”, – thotë CEO i kompanisë, Tim Cook, duke vënë në dukje në intervista të ndryshme, se si pengesat në zinxhirët e furnizimit janë reduktuar në tre muajt e parë të vitit krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2021.

Ndërsa për Amazon, shitjet janë ngadalësuar, duke regjistruar humbjen e parë tremujore që nga viti 2015.

Tre muajt e parë të vitit u mbyllën me humbje 3,8 miliardë dollarë, mbi të cilën peshon investimi në Rivian, prodhuesi i automjeteve elektrike që synon të bëhet Tesla e re, duke humbur më shumë se 65% të vlerës së tij këtë vit.

Të ardhurat e Amazon në tremujorin e parë u rritën me 7% në 116,4 miliardë dollarë, duke u ngadalësuar krahasuar me +44% në të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Rritja prej 7% është më e ngadalta që nga viti 2001 dhe përfaqëson herën e parë që, në nivel tremujor, është nën 10%. Ngadalësimi vjen për shkak të rikthimit në normalitet pas pandemisë dhe ndryshimit të zakoneve të konsumatorëve. Në ngadalësimin e Amazon peshon edhe rritja e kostove të energjisë dhe punës, si dhe kostot e transportit.

/ ANSA

The post Apple, raporti i TII mund pritshmëritë appeared first on Revista Monitor.

You may also like