Apple, prezantohet iPhone 14 Pro… Të rejat e eventit

by admin
Spread the love

Edhe në këtë event të shtatorit 2022, i pari pas tre vitesh, Apple prezantoi një sërë produktesh të reja.

Por mbi të gjitha, tregoi se veçantia e saj qëndron në mundësinë dhe aftësinë për të ndërthurur hardware, software dhe shërbimet.

 

Ora 20.12 – Prezantohet iPhone 14 Pro

Siç është bërë traditë, Apple e lë gjithnjë të fundit prezantimin e modelit të shumëpritur. Është momenti i iPhone 14 Pro. Ndryshon dizajni.

Lamtumirë notch i vjetër. Ndryshon ndërveprimi me telefonin. Njoftimet kryesore do të shfaqen në pjesën e sipërme, duke shfrytëzuar më shumë hapësirë. Në thelb, notch shndërrohet në një qendër funksionesh dhe njoftimesh. Quhet Dynamic Island (ishulli dinamik).

Procesori është A16 Bionic, 40 për qind më i fuqishëm se ai i konkurrentëve, natyrisht më i fuqishëm se A15 Bionic, tek iPhone 14 dhe 14 Plus. Një pjesë e fuqisë do të përdoret për përpunimin e imazheve. Ndër funksionet e reja është edhe Always On Display.

 

Ora 19:49 Prezantohen iPhone 14 e iPhone 14 Plus, modelet amerikane do të kenë vetëm eSIM, lamtumirë SIM fizike

Momenti tjetër i rëndësishëm. Prezantohen dy modelet “bazë”, iPhone 14 dhe iPhone 14 Plus, me dizajnin klasik të parë te modelet e fundit, me notch klasik shumë të dukshëm.

Rikthehet emri “Plus”: pranë iPhone 14 është iPhone 14 Plus, me ekran 6.7 inç. Bateria zgjat gjithë ditën, shpjegon Apple. Procesori është A15 Bionic. Cpu 6 Core. Vëmendje e madhe i është kushtuar fotokamerës. Modelet për tregun amerikan nuk do të kenë më SIM fizik, vetëm eSIM.

Vjen funksioni i emergjencës, nëpërmjet të cilit mund të jepni alarmin në situata të rrezikshme, edhe kur s’keni mbulim rrjeti. Në këtë rast përdoret sinjali satelitor, një risi e madhe. Quhet Emergency SOS via Satellite.

 

19:44 AirPods Pro e rinj përfshijnë touch control

Kufjet e reja AirPods Pro kanë chip H2. Përmirësohet cilësia audio. Tjetër funksion i përmirësuar është eliminimi i zhurmës.

Sipas Apple, ato mund ta reduktojnë zhurmën me dyfishin e efikasitetit krahasuar me modelet e mëparshme. Një veçori tjetër: transparenca adaptive.

Në thelb, ato reagojnë menjëherë ndaj zhurmave të jashtme dhe përshtaten në përputhje me rrethanat. Me këto kufje, Apple prezanton edhe touch control, i cili ju lejon të përdorni disa funksione, duke i prekur ato.

 

19:27 Apple Watch Ultra, një orë e re e menduar për sportin

Bëhet fjalë për një model i menduar për performanca të mëdha. Dizajni ndryshon nga modelet e mëparshme, kuadrati është më i madh. Ka një buton të ri në të majtë. Bateria, sipas Apple, mund të arrijë 60 orë autonomi. Edhe dizajni i rripit është tërësisht i rinovuar Ëatch Ultra.

 

– iPhone 14: duke nisur nga 1.029 euro
– iPhone 14 Plus: duke nisur nga 1.179 euro
– iPhone 14 Pro: duke nisur nga 1.339 euro
– iPhone 14 Pro Max: duke nisur nga 1.489 euro
– Apple Watch SE: 309 euro
– Apple Watch Series 8: 509 euro
– Apple Watch Ultra: 1.009 euro
– AirPods Pro 2: 299 euro
– AirPods 3 me lightning: 209 euro
– AirPods 3 me MagSafe: 219 euro

You may also like