Apple përforcon “Sirin” dhe sistemin operativ me ChatGPT

by admin
Spread the love

Apple do ta forcojë ndihmësin e saj zanor “Siri” dhe sistemet operative të iPhonëve dhe Mac-ëve me “ChatGPT”, ndërsa po kërkon të marrë hapin në garën e Inteligjencës Artificiale (AI), raporton “BBC”.

Prodhuesi i iPhonet ka njoftuar për ndryshimet në asistentin zanor Siri së bashku edhe me një numër karakteristikash të reja. Ato i njoftoi në shfaqjen vjetore të zhvilluesve të hënën.

Është pjesë e një sistemi të ri të AI-së të personalizuar – të quajtur “Apple Intelligence” – që synon t’u ofrojë përdoruesve një mënyrë për të përdorur më lehtë pajisjet e Applet.

Përditësimet në sistemet operative të iPhone dhe Mac do të lejojnë qasjen në ChatGPT përmes një partneriteti me zhvilluesin e tij, OpenAI.

ChatGPT përdoret gjithashtu për të nxitur mjete të reja, përfshirë gjenerim të tekstit apo ndihmë në email. Versioni testues do të jetë i disponueshëm në vjeshtë.

Apple është përballur me presion për të prezantuar veçori të reja AI në produktet e saja, pas rritjes së shpejtë të rivalëve, që e kanë aplikuar tashmë këtë teknologji.

“Apple Intelligence” nuk është produkt apo një aplikacion në vete.

Do të bëhet pjesë e çdo aplikacioni apo produkti të Applet që përdorin klientët.

You may also like