Apple do të reduktojë me 20% prodhimin e iPhone SE

by admin
Spread the love

Apple do të reduktojë prodhimin e iPhone të ri, iPhone SE, për shkak të kërkesës më të dobët se parashikimi, shkroi të hënën Nikkei Asia.

Shoqëria tha se u ka kërkuar furnizuesve të reduktojnë prodhimin e iPhone SE, modeli ekonomik i telefonit 5G prej 429 dollarësh, në rreth 2 milionë njësi, nga 3 milionë njësi, ose rreth 20% të porosive para, sipas artikullit në Nikkei Asia.

Apple ka reduktuar edhe porositë për AirPods, me rreth 10 milionë njësi për të gjithë vitin 2022, sipas raportit. Reduktimi i prodhimit është tregues i luftës në Ukrainë dhe ndikimit negativ të inflacionit në kërkesën për elektronikë – shkruan Nikkei.

iPhone SE nuk është kaq i përhapur sa iPhone-t më të kushtueshëm të Apple. Sipas Counterpoint Research, versioni iPhone SE i vitit 2020 përfaqëson 12% të të gjithë shitjeve të iPhone, nga dalja në treg deri në tremujorin e katërt 2021.

Kompani të mëdha teknologjike, në mesin e të cilave Apple, kanë ndërprerë shitjet në Rusi pas pushtimit të Ukrainës.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian, Japonia, Koreja e Jugut dhe Tajvani i kanë vënë Rusisë sanksione ekonomike, duke ndërprerë zinxhirin e furnizimit dhe duke rritur rreziqet për inflacion. Apple nuk e komentoi raportin.

Ndërkohë, JPMorgan deklaroi se shitjet e iPhone SE mund të jenë të kufizuara në Kinë, ku analistët thanë se koha e dorëzimit është rritur dhe tërheqja në dyqane nuk është e disponueshme për shkak të bllokimeve të Covid.

iPhone SE doli në treg më 18 mars. Edhe pse i prezantuar si një produkt ekonomik, çmimi prej 429 dollarësh i iPhone është ende një rritje befasuese nga modeli prej 399 dollarësh që Apple nxori në treg në vitin 2020.

Pjesa e tregut të smartphone-ve të Apple në Kinë arriti një rekord të lartë në tremujorin e katërt të 2021, me prodhuesin e iPhone që rifitoi vendin nr. 1 në vend për herë të parë në gjashtë vjet.

JPMorgan paralajmëroi një rrezik konkurrence me aktorët lokalë në Kinë dhe Indi që pozicionohen më mirë dhe kanë më shumë ndikim në treg. Tarifat lokale mund të shkatërrojnë edhe aftësinë e Apple për të konkurruar në këto tregje ndërkombëtare, tha JPMorgan.

/ CNBC

You may also like