Apolonia triumfon në derbi, Skënderbeu merr fitoren e parë! Korabi dhe Tërbuni super

by admin
Spread the love

Kanë përfunduar 4 ndeshjet e mbetura të javës së 4-t të Kategorisë së Parë që kanë dhuruar rezultate shumë interesante.

Apolonia ka triumfuar në derbin e Myzeqesë, pasi ka mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 rivalët e Lushnjës. Maksuti ka zhbllokuar sfidën në pjesën e parë, ndërsa Antoni ka shënuar golin e dytë në minutat e fundit të ndeshjes. Kurti ka vulosur fatin e derbit, duke shënuar në minutën e 7-të shtesë. Apolonia ngjitet në kuotën e 7 pikëve, ndërsa Lushnja mbetet me 4 pikë në klasifikim.

Skënderbeu merr fitoren e parë në kampionat, pasi fiton me përmbysje 2-1 në transfertë përballë Luzit. Vendasit mbyllin pjesën e parë në avantazh, por korçarët përmbysin gjithçka në të dytën dhe marrin suksesin e parë në kampionat këtë sezon.

Korabi ka mposhtur 2-1 Turbinën dhe ngjitet përkohësisht në krye të renditjes në kuotën e tetë pikëve. Tërbuni ka surprizuar Besëlidhjen në Lezhë, pasi ka fituar me përmbysje 3-2. Lezhjanët kalojnë në avantazh të dyfishtë, por më pas pësojnë tre gola dhe detyrohen të mbyllin pa pikë këtë takim. Pukjanët ngjiten në kuotën e tetë pikëve në renditje, ndërsa Besëlidhja pëson humbjen e dytë radhazi në kampionat./ Oversport.tv 

LUZI -SKËNDERBEU 1-2

Ferraj 39’/ Sumaila 56’, Pusi 65’

APOLONIA-LUSHNJA 3-0

Maksuti 19’, Antoni 87’, Kurti 90+7’

KORABI-TURBINA 2-1

Lala 33’, Beshiraj 73’ / Sota 77’

BESËLIDHJA-TËRBUNI 2-3

Da Silva 11’ (pen), Freire 14’ / Hysa 15’,  Tafili 33’ , Xhabrahimi 86’ 

You may also like