“Apokalipsi nis në Kaliforni”, valë e papritur të nxehti- shenjë e diçkaje të tmerrshme?

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

“Është 10 shkurt. Ky duhet të ishte mesi i dimrit, e ndërkohë ne presim që termometri të shënojë mbi 32 gradë Celsius”; kur fliste të enjten përpara gazetareve, kreu i njësisë lokale të zjarrfikësve në Laguna Beach të Kalifornisë, Brian Fennessy, dukej i hutuar.

Zjarre të fuqishme shpërthyen në këtë zonë duke pushtuar një sipërfaqe të madhe të saj e duke detyruar mjaft banorë të largohen. Në një muaj si ky, normalisht, situata duhet të ishte ndryshe.

“Më përpara kishim sezone zjarre, tani kemi vit zjarresh”, tha Fennessy. “Nëse kjo është ndonjë shenjë e asaj që do të ndodhë gjatë pjesës tjetër të dimrit dhe pranverës, epo, ky vit paska për të qenë shumë i gjatë”, shtoi ai.

Kalifornia, ashtu si dhe mjaft shtete në perëndim të SHBA-së, po përballet me një thatësirë historike, pasojë e temperaturave të pazakonta për stinën, dhe shkencëtarët, e kanë të vështirë të mendojnë se kjo nuk ka lidhje me ndryshimet klimatike, pasojë e akvititetit njerëzor. “Po e nxehe planetin, sigurisht që temperaturat do të çmenden”, thotë gjeografi Justin Mankin i Dartmouth College.

Djegia e vazhdueshme e karburanteve fosile vetëm sa do ta përkeqësojë situatën, sidomos kur gërshtetohet edhe me ndryshiem natyrale të motit, thotë ai. Zhiva e termometrit do të vazhdojë të qëndrojë lart edhe gjatë fundjavës, kur Los Angeles organizon festivalin e famshëm të futbollit, Super Bowl.


Top Channel

You may also like