Aplikuan në NATO, Biden: Ndërhyjmë nëse sulmohet Finlanda e Suedia

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Presidenti Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të bashkëpunojnë me Finlandën dhe Suedinë në rast të ndonjë “agresioni” të jashtëm që mund të kërcënojë sigurinë kombëtare të tyre, ndërkohë që anëtarësimi i tyre në NATO është në shqyrtim. Presidenti amerikan përsëriti mbështetjen e tij për ofertën e Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n, duke thënë se kjo do të “forconte më tej bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.

“Finlanda dhe Suedia janë partnerë  me ne prej kohësh. Ndërsa kërkesat e tyre për anëtarësim në NATO janë duke u shqyrtuar, SHBA-të do të punojnë me dy vendet për të  reaguar ndaj çdo kërcënimi kundër sigurisë sonë të përbashkët”, tha Biden.

Biden do të mirëpresë  këtë të enjte homologun e tij finlandez, Sauli Niinistö, dhe kryeministren e Suedisë, Magdalena Andersson, në Shtëpinë e Bardhë të si një shfaqje e fortë e mbështetjes. SHBA është vendi i fundit që ofron mbështetje për të dy vendet në rast të ndonjë agresioni, me disa të tjerë që ofrojnë garanci të ngjashme.

Ndërkohë presidenti i Turqisë pasi dy vendet paraqitën sot kërkesën për anëtarësim në NATO tha se Suedia dhe Finlanda nuk mund të presë që Ankaraja të miratojë aplikimin e tyre, si vende që sipas tij tregojnë terroristë.

“Ne vazhdojmë të respektojmë përgjegjësitë tona brenda aleancës, aktualisht jemi ndër vendet që i japim më së shumti mbështetje aktiviteteve të aleancës, por kjo nuk do të thotë se do t’i themi “po” çdo propozimi pa diskutim. ” Zgjerimi i NATO-s ka kuptim për ne në masën që respekton ndjeshmëritë tona. Të mbështesësh organizatën terroriste PKK-YPG në të gjitha mënyrat dhe në të njëjtën kohë të presësh mbështetje nga ne për t’u bashkuar me NATO-n është, për ta thënë lehtë,është  jo konsistente”, tha Erdogan.

Tashmë nëse kapërcehet kjo pengesë nga Turqia , dhe bisedimet e pranimit rrjedhin pa problemeve të mëtejshme, të dy vendet mund të bëhen anëtarë brenda pak muajsh. Edhe pse procesi zakonisht zgjat tetë deri në 12 muaj, NATO-ja dëshiron të lëvizë shpejt duke pasur parasysh kërcënimin rus .


Top Channel

You may also like