Aplikime të konsiderueshme nëpër ambasada me dokumente falso, policia: Shkeljet e tilla bartin edhe pasoja

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Policia e Kosovës u ka bërë apel qytetarëve që të mos bien pre duke përdorur dokumente të falsifikuara në ambasada.

Ata kanë thënë se kohëve të fundit po ka raste të shpeshta të dokumenteve të falsifikuara që qytetarët po i dërgojnë në ambasada gjatë aplikimeve të tyre.

“Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka pranuar një numër të konsiderueshëm të lëndëve për hetim të dërguara nga Ambasadat në Kosovë, që ndërlidhen me veprimet e qytetarëve gjatë aplikimit për pajisje me viza, me dokumente të falsifikuara”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Dokumentet që po falsifikohen më së shpehti janë falsifikimi i certifikatës së gjuhës gjermane, i dokumentit të Trustit – kursimeve pensionale, dhe i dokumentit të pasqyrës bankare.

“Referuar kësaj, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që të mos bien pre e personave të pandërgjegjshëm dhe të marrin mbi vete përgjegjësinë e prezantimit të dokumenteve të falsifikuara tek institucionet përkatëse, pasi që në këtë mënyrë bien ndesh me ligjin dhe kryejnë vepër penale për të cilën do të japin përgjegjësi para organeve të drejtësisë”.

“Identifikimi i dokumenteve të tilla është lehtë i zbatueshëm dhe se asnjë person me dokumente të tilla nuk mund të kalojë në asnjë ambasadë dhe si pasojë personat të cilët bëjnë një shkelje të tillë bartin me vete pasojat si: Regjistrohen në ambasada se të njëjtit kanë aplikuar me dokument të falsifikuar dhe mund të kenë pasoja në të ardhmen për udhëtime jashtë vendit dhe pasojat ligjore të cilat parashihen me Kod Penal për falsifikim të dokumentit”.

Për falsifikimi të dokumentit apo përdorim me dije i dokumentit të falsifikuar parashihen burgim deri në katër vjet.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like