Apasiev: Nëse opozita shqiptare nuk rrëzon Qeverinë, BDI-ja do ti shkel si bretkosa

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i partisë “E Majta” Dimitar Apasiev, ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit politike në vend, si dhe refuzimin e tij nga partitë shqiptare.

Në një postim në Facebook, ai i ka ftuar Aleancën, Alternativën dhe Besën që siç thotë, “ta shfrytëzojnë mundësinë për ta dërguar BDI-në në opozitë”.

“Nëse deputetët e Aleancës, Alternativës dhe Besës nuk e shfrytëzojnë mundësinë historike për ta vënë BDI-në në opozitë të enjten, atëherë në zgjedhjet e ardhshme (kurdo që të jenë) ata do të shkelen nga BDI si një bretkocë dhe nuk do të rikuperohen kurrë. BDI-ja nga pozita e pushtetit do të fitojë 18 deputetë, e ata maksimumi 9. Prandaj, mendje në kokë – emocionet mënjanë dhe shihemi në seancë. Sepse politika është SHAH”, ka shkruar Apasiev.

You may also like