Anulohet seriali i “Disney” ku Rita Ora do të aktronte – Shqip

by admin
Spread the love

19:17 | 12 Shkurt 2022

Foto: Instagram

Gëzimi i saj nuk zgjati shumë.

Disa ditë më parë këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora ka ndarë me fansat e saj një lajm të rëndësishëm rreth karrierës së saj. Ajo u bë zyrtarisht pjesë e kastit të një versioni të ri serialesh,” E bukura dhe Bisha” nga Disney Plus.

Rita e ndau këtë lajm me anë të një postimi në rrjetin e saj social, Instagram duke u shprehur mjaft e gëzuar që më në fund mund t’ ia tregonte këtë detaj të gjithë ndjekësve të saj. Duke e konsideruar këtë arritje si ëndrra e saj më e madhe, Rita shprehet më tutje në postim:

“Nuk mund ta mbaj më këtë gjë një sekret! Jam tejet e emocionuar të jem pjesë e kastit të “E bukura dhe Bisha”! Më kujtohet kur isha fëmijë dhe shihja këtë film së bashku më familjen time më shumë se një herë dhe menjëherë u dashurova me muzikën dhe personazhet. Edhe në ëndrrat e mia më të çmendura, nuk mund ta kisha imagjinuar se do të bëhesha pjesë e një “përralle” të tillë.”- shprehet Rita.

Mesa duket gëzimi i saj nuk zgjati shumë pasi seritë e filmit më të njohur “E bukura dhe Bisha” nuk do të transmetohen. Ata që e konfirmuan këtë lajm ishin dy personazhë të këtij seriali, Josh Gad dhe Luke Evans me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter”.

“Fatkeqësisht, është e vërtetë. Ne u përpoqëm me të gjitha përpjekjet tona por në këto momente nuk paska qenë e thënë të ndodhë”, u shprehën ata.

Mirëpo ky nuk është fundi për këngëtaren e suksesshme Rita Ora. Rikujtojmë, se së fundmi ajo ka nënshkruar një marrëveshje të re muzikore me agjencinë diskografike “BMG”. Ajo po punon për të sjellë muzikë të re dhe ‘mezi pret’ ta ndajë atë me fansat e saj.

You may also like