Anulohet prej trazirave të tifozëve ndeshja e kupës franceze të skuadrës së Lyon (fotot)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Për herë të dytë këtë sezon një ndeshje futbolli e skuadrës së Lyon është anulluar nga trazirat e tifozëve.

Dje u anullua ndeshja e Lyon kundër skuadrës modeste të Paris FC pas incidenteve të rrezikshme në shkallët e stadiumit, njoftuan zyrtarët.

Pak para nisjes së pjesës së dytë në stadiumin e vogël të Paris u shkëmbyen lëshime fishekzjarresh mes tifozëve të dy skuadrave.

Stafi i sigurisë dhe policia nxituan drejt grupeve të tizozëve por spektatorët u detyruan të zbrisnin në fushë, duke parandaluar rinisjen e ndeshjes.

Dhjetë minuta pas voneses autoritetet njoftuan se palët kishin rënë dakord për anullimin e eventit.

Sezoni francez i futbollit është shënuar sivjet nga disa incidente me fansat.

Skuadra e Lyon është urdhëruar të luajë dy ndeshje me dyer të mbyllura sivjet dhe iu zbritën pikë kur tifozët e saj shkaktuan një incident në përballjen me Marseille më 21 nëntor.


Stafi i sigurisë dhe policia nxituan drejt grupeve të tizozëve por spektatorët u detyruan të zbrisnin në fushë


Top Channel

You may also like