Antonella zbulon epërsinë e Messit ndaj Ronaldos

by admin
Spread the love

Bashkëshortja e Linoel Messit, Antonella Rocuso ka ndarë në rrjetet sociale një pjesë të intervistës së bashkëshortit të saj dhënë për revistën France Football, ku deklaron se rivaliteti i tij me Cristiano Ronaldon ka marrë fund.

Ky është një reagim, ndoshta i provokuar nga skandali që Ronaldo krijoi me kryeredaktorin e revistës, duke pretenduar se portugezi nuk thotë të vërtetën kur thotë se do të ndalonte së luajturi futboll vetëm kur të përmirësonte rekordet e Messit.

Më pas, Ronaldo komentoi një postim të fansave të tij, sipas të cilit, ai e meritonte trofeun duke pasur parasysh suksesin e tij gjatë sezonit.

Ai ka shkruar vetëm “Fakte” poshtë publikimit, pasi u radhit i gjashti në renditjen e lojtarëve më të mirë në botë.

Disa ditë pasi mori “Topin e Artë” të shtatë, Messi dha një intervistë për France Football, ku risolli në kujtesë karrierën dhe kohën e tij në La Ligan spanjolle, sipas të cilit, konkurrenca me Cristiano Ronaldon e ndihmoi atë të rritet profesionalisht.

Ai, iu referua asaj periudhe në kohën e shkuar, duke nënkuptuar se rivaliteti me Ronaldon ka mbaruar dhe tashmë konkurron vetëm me limitet e veta.

Unë dhe Cristiano kemi konkurruar prej vitesh në të njëjtin kampionat. Ishte diçka shumë e mirë dhe na ndihmoi të dyve të zhvilloheshim edhe më shumë në karrierën tonë. Thjesht kërkoja të triumfoja mbi limitet e mia, të isha më i miri, por jo duke u krahasuar me dikë tjetër”, tha Messi.

Ai u shpreh se nuk i ka pëlqyer kurrë të humbasë, por ka mësuar të pranojë humbjen.

Nuk mund të fitosh gjatë gjithë kohës. Kam humbur shumë herë, por gjithmonë më dhemb kur nuk i arrij qëllimet e mija”, tha ai.

Argjentinasi pranoi se para lindjes së fëmijëve mund të kishte kaluar një kohë të gjatë i izoluar nëse do të humbiste, por me ardhjen e atyre në jetë, ai mësoi të rikuperohet dhe të harronte atë që kishte ndodhur.

Si fëmijë e urreja humbjen dhe u rrita me këtë mënyrë të menduari. Unë gjithmonë dua të fitoj, gjatë gjithë kohës dhe jo vetëm në futboll”, tha ai.

Messi, i cili flet edhe për origjinën e tij modeste dhe trajtimin hormonal që filloi ta përdorte që në fëmijëri dhe që e motivoi atë të transferohej në Barcelonë, e përshkruan veten si një person i rregullt në jetën e tij profesionale dhe personale.

Gjithmonë më ka pëlqyer rutina dhe mendoj se kjo më ka ndihmuar të arrij gjithçka”, tregoi ai.

Lidhur me paraqitjen e tij në kombëtaren e Argjentinës, pranoi se nuk është shqetësuar asnjëherë për kritikat që ka marrë për mungesë lidershipi, pasi mendon se nuk krahasohet me Diego Maradonën.

Jam i lumtur me gjithçka që kam kaluar, edhe pse ndonjëherë do të kisha dëshirë të kaloja pa u vënë re, të shijoja familjen time pa më njohur njerëzit”, tha ai.

Messi theksoi se ndjehet i lumtur me etiketimin si një nga lojtarët më të mirë në botë, duke shtuar se nuk do të guxonte kurrë ta imagjinonte apo ta ëndërronte diçka të tillë.

Megjithatë nuk i kushtoj kaq shumë rëndësi kësaj, kjo nuk ndryshon asgjë për mua”, tha ai.


Top Channel

You may also like