Antonela Berisha, banorja e re që do hyjë nesër në Big Brother VIP?

by admin
Spread the love

“Për’puthen” duket se ka hapur dyer të shumta për (ish) konkurrentët ndonëse është një program dashurie.

Ky program ka qenë një ogur i mirë edhe për një ndër vajzat më të përfolura sezonit të kaluar, Antonela Berisha, e cila ndonëse nuk gjeti dot njeriun e zemrës, i janë ofruar shumë mundësi të tjera. Pas përfundimit të “Për’puthen”, ajo u bë pjesë e emisionit sportiv “Top Arena”. Ndërkohë, nuk kanë munguar intervistat në emisione të ndryshme televizive.

Por, duket se Antonela do nisë një eksperiencë të re televizive dhe krejt të ndryshme nga ato të tjera. Burime jozyrtare kanë bërë me dije për “New31” se ajo do bëhet pjesë e “Big Brother VIP”.

Mbrëmjen e nesërme mbahet spektakli i radhës, gjatë të cilit Antonela pritet t’i bashkohet pjesës tjetër të banorëve në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Deri tani, asnjë nga konkurrentët e “Për’puthen” nuk është bërë pjesë e këtij reality-show. Megjithatë, mbetet të shohim spektaklin mbrëmjen e nesërme.


You may also like