Antalya e Shqipërisë që përthith turistët e huaj

by admin
Spread the love

Bregdeti i Durrësit dhe Golemit, është destinacioni kryesor i turistëve të huaj i cili përthith gjithnjë e më shumë pushues, ku autoritetet po kryejnë plugimin e rërës, heqjen e papastertive dhe për të vijuar me vendosjen e çadrave.

Sipas kryetarit të Unionit Turistik Shqiptar, heqja e masave anticovid ka sjellë interes të shtuar të turisiëve të huaj, të cilët kete vit pritet të kalojnë shifrën prej 6 mln të 2019.

Rrahman Kasa: “Që përthith më shumë turistë është zona e bregdetit Durrës-Golem, ajo ka edhe struktura më të mëdha. Ka aeroportin afër dhe ka detin e cekët për familjarët dhe e kam theksuar si Antalia e Shqipërisë. Mendoj që do kemi një numër të konsiderueshëm turistësh, do i kalojmë 6 mln dhe të kthehemi në shifrat e 2019. Kjo nga turizmi masiv i plazhit”, shprehet ai.

Edhe finalja e Konference League apo shpallja e Tiranës, Kryeqytet i Rinisë ka bërë që Maji të këtë prenotime të shumta nga të hujat.

“Edhe lehtësimi i masave ka bërë punën e vet. Turistë sporadikë ka, më mirë se vitet e tjera të cilët vijnë në mënyrë individiale kjo edhe nga Tirana Kryeqyteti i Rinisë”.

Polonia mbetet tregu kryesor i turistëve të organizuar me carter, e ndjekur nga Çekia, Lituania, Gjermania dhe Zvicra.

You may also like