Anna Gjebrea ka një këngëtar të preferuar shqiptar (përveç Arditit)

by admin
Spread the love

Anna Gjebrea do të përfaqësoj sonte në mbrëmje Shqipërinë në Junior Eurovision. Pikërisht një ditë përpara këtij kompeticioni ajo ka ndarë emocionet e saj në “Jonida’s Room” në Vizion Plus dhe i ka kërkuar të gjithë shqiptarëve që ta votojnë në faqen zyrtare të Eurovisionit.

Por ajo është pyetur edhe për vijimësinë e karrierës së saj, e cila duket se do të vazhdojë.

“Këngën s’do ta lë kurrë, por s’mund të tregojë më shumë detaje”, ka thënë Anna.

E pyetur se cili është një tjetër artist i saj i preferuar shqiptar veç Ardit Gjebreas, ajo ka thënë se për shkak të Këngës Magjike lista e artistëve është shumë e gjatë, por njëra prej tyre është Jonida Maliqi.

Ana ka thënë gjithashtu se do të donte një tjetër bashkëpunim me babanë e saj, Ardit Gjebrean.

You may also like