Ankthi i muajit Dhjetor, ç’do të ndodhë me shenjat e horoskopit

by admin
Spread the love

Jemi vetëm një ditë larg hyrjes në muajin e festave, periudhën më të bukur të vitit, ndaj astrologia Meri Gjini erdhi në studion e “Shije Shtëpie” për të na treguar se ç’do të ndodhë gjatë kësaj kohe. Ndonëse do të jetë një kohë pak e vështirë, me pasiguri e luhatje të forta emocionale, sipas astrologes, çelësi për t’ia dalë mbanë ndodhet te organizim. Megjithatë, në përgjithësi, lajmet do të jenë të mira.

Meri Gjini: Jemi në situata goxha të vështira. Ka nisur në fakt që në vitin 2017 të shtrëngohen gjërat, megjithatë në Dhjetor të 2019 dhe deri në Prill të 2023, ne jemi në hyrje planetare të cilat na sjellin stres. Periudha e Tetor-Nëntorit që do të vazhdojë deri nga mesi i Dhjetorit ka Marsin në një pozicion i cili na nxjerr të gjitha frikërat tona në sipërfaqe, pavarësisht se në fund mund të mos ndodhë asgjë apo t’i marrim më të mirën, por do të kemi ankthin dhe tendencën e pasigurisë për të nesërmen.

Në kohëra të tilla, është shumë i vështirë projektimi afatgjatë dhe kjo vështirëson humorin e reagimet njerëzore. Faktori i së papriturës do të jetë prezent, ndonëse nuk kap një shenjë të caktuar. Kemi në hyrje eklipsin e Diellit në datën 4 që kur dëgjohet e shpërndahet negativitet, i cili vjen më tepër nga thashethemet sesa nga realiteti. Ky eklips do të ndodhë nga një Hënë e re tek Shigjetarët në hyrje me Diellin dhe Mërkurin. Kjo do të jetë e kundërta e Hënës së Nëntorit kur nisjet e reja ishin të vështira dhe të pakta, tani për idetë e mençura që janë përshtatur me kohën, ka mbarësi në fillim dhe sukses të përshpjetuar. Për ata që duan më të mirën, mund të nisin një organizim të mirë të periudhës, qoftë edhe afatgjatë sepse përveç hyrjes së katërfishtë te Shigjetarët, ku do të shkojë edhe Marsi që është ndryshim shumë i madh, nëse e krahasojmë pasi flasim për dy vendosje ekstreme nga energjia. Marsi te Shigjetarët favorizon shumë çështjet akademike, studimore, arsimore, festive, ngjyrat, bukurinë, komunikimin, kontaktet duke na bërë më njerëzorë e të bukur.

Nga ana tjetër ka edhe zhurma, për mirë e për keq. Nga vendet e fuqishme ka lajme të mira lidhur me ekonominë që kjo mund të mos na ndikojë drejtpërdrejt, por do të ndikojë te projektimi afatgjatë, te ëndrrat. Së dyti, ka protesta të forta që vështirë se kontrollohen në të gjithë Europën e rajonin, por është një formë presioni ndaj pushetit për të deleguar gjërat për mirë. Do të jetë aktiv e intensiv, sidomos pas datës 14. Një hyrje e vështirë që duhet të mos ta harrojmë është ajo për të cilën folëm në Nëntor, duhet të jemi të kujdesshëm me Covid-in, grumbullimet, organizimet e festat. Katërkëndëshi Uran-Saturn rreth datës 20 është goxha i fortë dhe do të jetë një problematikë e ndjeshme.

Lexo lajme interesante

You may also like