Ankth në Greqi nga ajo ç’po ndodh në Itali, po në Shqipëri? – Shqip

by admin
Spread the love

Jugu i Italisë është përfshirë nga një moti i rënduar në ditët e fundit duke shkaktuar dëme të jashtëzakonshme sidomos në Catania.

Por cikloni pritet që të godasë edhe vendet e tjera në Mesdhe.

Në Greqi autoritet janë vendosur në gatishmëri për shkak se stuhia mund të godasë disa prej brigjeve të vendit fqinj.

“Cikloni pritet të shkaktojë reshje të dendura shiu dhe bubullima në shumë zona”, tha një meteorolog vendas për situatën që pritet që të ndodhë. Vala në Greqi pritet që të godasë të dielën dhe të hënën.

Por a do të preket Shqipëria nga kjo stuhi?

Shqipëria pritet që të përfshihet nga moti i rënduar në fund të javës që vjen.

Po ashtu, i gjithë rajoni në datat 4-5 nëntor do të jenë nën kushtet e këqija atmosferike me reshje shiu. /tesheshi.com/

You may also like