Ankimimi i Alibeajt, reagon ashpër Paloka: ‘O budallenj’, s’ka ndryshuar as 11, as 18 dhjetori

by admin
Spread the love

Deputeti dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’, pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Tiranës që mori në shqyrtim padinë e Enkelejd Alibeajt.

Në një postim në rrjetet sociale, Paloka shprehet se demokratët bënë historinë në 11 dhjetor dhe kjo nuk mund të zhbëhet.

As referendumi i 18 dhjetorit e as 6 marsi që faktoi opozitën e vërtetë, nuk mund të tjetërsohen shton Paloka.

Postimi:

‘“O budallenj” nuk ka ndryshuar as 11 dhjetori, as 18 dhjetori e as 6 marsi ! Nuk kane ndryshuar as historia e as demokratet …!’-shprehet ai.

You may also like