Anita Likmeta, shqiptarja e parë që synon Parlamentin italian

by admin
Spread the love

Anita Likmeta është kandidatja e parë shqiptare që konkurron për Dhomën e Deputetëve të Parlamentit Italian në zgjedhjet parlamentare që zhvillohen me 25 shtator.

Likmeta është ndër kandidatet kryesore, në tri rajone të Italisë: Lombardi, Marke dhe Lazio.

Në një intervistë për Euronews Albania ajo tregoi vështirësitë me të cilat i ishte dashur të përballej në emigrim, ku ishte larguar shumë e vogël, ndërsa theksoi se këmbëngulja dhe puna e vazhdueshme i kanë sjellë sukses.

“Unë jam individ politik, pasi jeta e të gjithë emigrantëve jashtë kufijve është politike. Kur u largova nga Shqipëria isha fëmijë, në vitin 1997. Gjithë jeta e emigrantëve jashtë kufijve është e vështirë, por kur këmbëngul dhe nuk ke zgjedhje të tjera, mësohesh duke mbijetuar dhe ja del”, tha Likmeta. 

Lexo lajme interesante

You may also like