Anija kërkimore bullgare në misionin e parë në Antarktik rreth fundit të vitit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

SOFJE, 11 gusht /ATSH-BTA/ – Rreth fundit të vitit, anija flotës ushtarake bullgare “Sts Cyril&Methodius” do të niset në misionin e saj të parë në Antarktik, bëri të ditur sot kreu i Akademisë së Flotës Ushtarake, Boyan Mednikarov në fjalimin e tij hapës në një ekspozitë fotografike të hapur nag Instituti Bullgar i Arktikut dhe Shoqata e Kërkuesve të Rinj Polarë.

Drejtori i programit bullgar të kërkimeve polare, profesor Christo Pimpirev njoftoi se një laborator kërkimor modern po ndërtohet në bazën bullgare në ishullin e Livingstonit.

Mednikarov rikujtoi faktin që flamuri i flotës bullgare është ngritur në anijen kërkimore në verën e vitit 2021 dhe falenderoi flotën detare për këtë bashkëpunim.

Lundrimi inaugurues do të nisë nga Varna dhe do të vijojë përmes Stambollit, Cartagenas, Las Palmas, Buenos- Airesit, Ushuaia, dhe ishullit i Livingstonit, tha kapiteni i anijes Nikolai Danailov.

Ai shtoi se ekuipazhi i anijes do të përbëhet nga 21 ushtarakë dhe një mjek ushtarak dhe se lundrimi do të zgjasë 40 deri në 50 ditë.

Anija pritet të transportojë gjithashtu afro 50 tonë ngarkesë për në bazën bullgare të Arktikut.

/u.sh/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like