Anid Abazi nis aventurën te Skopje

by admin
Spread the love

Anid Abazi edhe zyrtarisht është pjesë e Skopjes. Talenti nga Çairi u largua nga Shkupi, pas një sezoni të luajtur me ekipin e parë, me të cilët u shpall kampion në elitën e futbollit vendor. Abazi ka nisur punën te Skopje, ndërsa për të është aventura e tij e parë jashta Çairit.

“Dëshiroj të ju njoftoj se nuk jam më pjesë e FC Shkupit. Është e vështirë të largohesh nga klubi ku je rritur dhe je dashuruar me futbollin, por ky sport sjell kahje të ndryshme dhe ndonjëherë jashtë dëshirave tua. Edhe pse nuk do ta ndërroja këtë fanellë me asnjë tjetër, por nuk kisha hapësirat e mjaftueshme për lojë, duke më detyruar të marrë këtë vendim. Por, gjithsesi një falenderim për të gjithë që më dhanë mundësinë të jem pjesë e ekipit të parë, ndërsa falenderim i veçant për “Shvercerat” për përkrahjen që ma dhanë gjatë kësaj periudhe, do të jem gjithmonë mirënjohës. Përjetësisht me ty Shkupi, me shpresë që në të ardhmen moshatarët e mi të kenë më shumë hapësira në këtë skuadër të madhe”, ka shkruar Anid Abazi.

19 vjeçari është i dalur nga shkolla e futbollit Shkupi, duke luajtur për të gjitha gjeneratat e reja, ndërsa pjesë e skuadrës së parë u bë në sezonin e kaluar.

You may also like