Anglia U21 bën zap Shqipërinë e Bushit, Sllovenia merr vendin e tretë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ëndrrat për vendin e dytë përfundojnë për Shqipërinë U21, që sot u mposht me rezultatin 0-3 nga Anglia U21 në “Elbasan Arena”. Kuqezinjtë rezistuan vetëm 45 minuta, me portierin Simon Simoni që i ndali miqtë.

Më pas portieri i Dinamos u dorëzua përballë kualiteteve të “Tre Luanëve”, që e nisën pjesën e dytë me një gol të Balogun, i cili shënoi pas 15 minutash edhe golin e tretë të ndeshjes dhe të dytin personal.

Më parë Jones kishte shënuar edhe të dytin dhe Anglia me këtë fitore Anglia i afrohet me tre pikë Çekisë së vendit të parë, që ka luajtur dy ndeshje më tepër.

Shqipëria U21 ndërkohë humb terren, pasi sot është parakaluar edhe nga Sllovenia dhe bie në vendin e tretë me 9 pikë. Sllovenët barazuan në transfertë me Kosovën, që ka një ndeshje më pak dhe mund ta parakalojnë ekipin e Bushit në vazhdim në renditje.

Kualifikueset e EURO 2023, U21

Shqipëri-Angli 0-3
Shënues:
Balogun 47’, 62’, Jones 52’

Kosovë-Slloveni 0-0

Foto: England, Twitter

You may also like