Anglia dominon Iranin, Jude Bellingham futet në librat e historisë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Anglia tregon forcën e saj dhe arrin që të fitojë me rezultatin e thellë 3-0 pjesën e parë të sfidës ndaj Iranit, në debutimin në Kupën e Botës, Katar 2022.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 35-të nga Jude Bellingham, që me golin e shënuar u bë lojtari i dytë më i ri në historinë e Anglisë që shënon gol në një Kupë Bote.

Bellingham shënoi gol në moshën 19 vjeç e 145 ditë dhe para tij qëndron vetëm Michael Owen që në vitin 1998 shënoi gol në Botëror në moshën 18 vjeç e 190 ditë.

Dy golat e tjerë të anglezëve u shënuan nga Saka dhe Sterling. / Oversport.tv

Foto: FIFA World Cup Twitter

You may also like