Anglia dhe Polonia kryejnë detyrën, fitojnë edhe Zvicra me Danimarkën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kualifikueset për Kupën e Botës, “Katar 2022”, nuk prodhuan surpriza, me skuadrat favorite që morën pikët e plota. Në Grupin I, Anglia nuk la asgjë përballë Andorrës, duke marrë suksesin e plotë.

Chilëell shënoi në minutën e 17-të dhe për ta bërë më të thjeshtë për “Tre Luanët” mendoi Saka, i cili shënoi golin e dytë 5 minuta nga fundi i pjesës së parë. Në fraksionin e dytë, Abraham shënoi në të 59-tën, ndërsa në të 79-tën Ward Proëse gjeti golin e katërt. Shijen e golit e provoi edhe Grealish në minutën e 86-të, duke hedhur një hap të sigurt drejt biletës për Katar.

Edhe Polonia, mori një fitore të lehtë në ndeshjen e shtatë, pasi mundi në Varshavë San Marinon. Pas 10 minutash, polakët shënuan me Swiderskin, më pas Bolli dërgoi një top në portën e tij. Në pjesën e dytë, Kedziora shënoi në të 50-tën, Buksa në të 84-tën dhe Piatek në minutën e 91-të firmosën fitoren shumë të rëndësishme për polakët të cilët, tashmë, mendojnë vetëm për takimin me Shqipërinë.

Danimarka kryeson Grupin F, pasi kaloi me poker transfertën moldave, pas një suksesi të firmosur që në pjesën e parë. Në grupin A, Serbia nuk bënë hap fals, duke fituar minimalisht përballë Luksemburgut, falë golit të Vlahovicit në minutën e 68-të.

Në Grupin C, Zvicra mundi Irlandën e Veriut me rezultatin 2-0 me gola të Zuber në fundin e pjesës së parë dhe Fassnacht në minutën e 91-të


Top Channel

You may also like