Angli – Shqipëria, kompania e madhe e basteve publikon kuota të “çmendura”

by admin
Spread the love

Kombëtarja e Shqipërisë do ta zhvillojë sonte ndeshjen e radhës në kampanjën eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Edoardo Reja do të përballen sonte me Anglinë si mysafir.

Duke nisur nga ora 20:45, Anglia është nikoqir i Shqipërisë në “Wembley” me fillim nga ora 20:45.

Shqipëria është pjesë e grupit I, ku gjasat i ka tejet të vogla për kualifikim në botëror.

Pas tetë ndeshjeve, Shqipëria ndodhet në vendin e tretë me 15 pikë, kurse Anglia është lidere me 20 sosh.

Kompania e madhe e basteve, “bet365” ka publikuar tashmë kuotat e ndeshjes.

Anglia është favorite absolute me 1.11 sonte, barazimi vlen 8.50, kurse fitorja e Shqipërisë me 26.00.

Ndeshjen e radhës, Shqipëria e luan ndaj Andorrës më 15 nëntor në Tiranë.

You may also like