Angli-Shqipëri kthehet në lojë fëmijësh, Shqipëria pëson pesë gola në pjesën e parë

by admin
Spread the love

Shqipëria po mundet thellë nga Anglia në “Wembley”, në sfidën e parafundit të eliminatoreve të Kupës së Botës Katar 2022.

Angli-Shqipëri  4:0  Maguire 9′, Kane 18′, 34′, Henderson 28′  

45’+1 – Vërshëllen arbitri. Mbyllet pjesa e parë me rezultatin e thellë 5-0 për Anglinë…Shkon gjithçka keq për kuqezinjtë, që humbin dy lojtarë për shkak dëmtimi dhe shpërdorojnë një rast flagrant me Uzunin, kur rezultati ishte 1-0.

45’+1 – Qershia mbi tortë. Harry Kane shënon një gol spektakolar, me një roveshiatë në zonë, që mposht për herë të pestë Strakoshën. 5-0 dhe tre gola për kapitenin e “tre luanëve”, që as në stërvitje nuk e ka ndjerë veten kaq komod.

38’ – Tjetër rast i rrezikshëm për vendasit. Kane harrohet në shtyllën e dytë dhe lëshon një diagonale të frikshme, por topi shkon ngjitur me shtyllën. Shpëtojmë me fat.

34′ – Kthehet në lojë fëmijësh. Gabon fatalisht Barjami dhe më pas Harry Kane e ka të lehtë të shënojë golin e katërt…

32′ – Goditje e bukur e Harry Kane, reagon Thomas Strakosha në mënyrë të shkëlqyer. Këndore për vendasit

28′ Sërish Anglia, shënon edhe golin e tretë. Këtë herë është mesfushori Jordan Henderson që kombinon me Kane dhe më pas mposht për herë të tretë portierin Thomas Strakosha.

27′ – Cikalleshi merr një top në gjysmëfushën kundërshtare dhe hyn në zonë, ku gjuan me të majtën, por topi shkon lehtë në duart e Pickford…

25′ – Ndëshkohet edhe Ardian Ismajli

21′ – Karton i verdhë për Cikalleshin

18′ – Na ndëshkon sërish Anglia. Pas një aksioni të shpejtë, Henderson dërgon një krosim perfekt për Kane, që e ka shumë të lehtë ta shtyjë në rrjetë, shumë pranë portës së Strakoshës.

17′ – Largohet edhe Kumbulla i dëmtuar, për t’i lënë vendin Dermakut…

14′ – Çfarë humb Uzuni. Anglezët gabojnë në një kthim topi dhe Uzuni e sheh veten i vetëm përballë portierit Pickford, por gjuan dobët dhe i jep mundësi anglezit të grushtojë. Shpërdorojmë një rast ideal për të rikthyer baraspeshën.

12′ – Largohet Bare i dëmtuar dhe në fushë hyn Qazim Laçi…

11′ – Pranë golit të dytë “tre luanët me Foden, por goditja e tij përfundon jashtë kuadratit…

9′ – Na ndëshkon Anglia në rastin e parë të krijuar. Një rreshtim i gabuar gjatë një goditjeje standarde, bëri që Maguire të gjendej i vetëm me Strakoshën dhe gjuajti saktë me kokë, për të dërguar topin në rrjetë…

9′ – Karton i verdhë për Gjasulën, për një faull ndaj Kane

6′ – Ndalet loja, pasi Keidi Bare ka nevojë për ndihmën mjekësore.

– Starton sfida pas një minute heshtje në nderim të ish futbollistit anglez Ron Flowers, i ndarë nga jeta gjatë ditës së sotme, por edhe të “Ditës së Përkujtimit të viktimave të luftës…/ Supersport


Top Channel

You may also like