Anglezët i druhen Brojës/ Mediat britanike vendosin në qendër të vëmendjes sulmuesin shqiptar

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Shqipëria, me 15 pikë nga tetë ndeshje, po shijon sezonin e saj më të mirë ndonjëherë në kualifikimet e Kupës së Botës dhe përparimi i saj është ndihmuar nga shfaqja e një sulmuesi të ri të lindur në Slough dhe i rritur në akademinë e Chelseat.

Mediat britanike i kanë kushtuar një hapësirë të veçantë sulmuesit kuqezi të Southamptonit.

Armando Broja mbushi 20 vjeç në shtator. Ai lindi në Berkshire nga prindër shqiptarë vetëm pesë ditë pasi Anglia e Sven Goran Eriksson mundi Shqipërinë 2-0 në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës në Newcastle, me golat e Robbie Fowler dhe Michael Owen.

Broja është huazuar në Southampton këtë sezon me dy gola në tre paraqitjet e tij të fundit. “Ai është një startues i ngadalshëm,” tha trajneri i tij, Ralph Hasenhuttl. “Duhet ta shtyni pak. Dy javët e para kërkoja atë që ai kishte për të dhënë dhe nuk pashë shumë, të them të drejtën.

“Kështu që unë pata disa biseda shumë serioze me të për t’i thënë se çfarë dua të shoh dhe tani ai po lëviz në atë drejtim. Është mbresëlënëse se sa shpejt mëson dhe dëshiron të bëjë më mirë. Ai na jep cilësi që nuk i kishim”.
Në 190 cm lartësi, Broja është shumë atletik, me një ndryshim ritmi dhe gatishmëri për të vrapuar pas mbrojtjes. Ai ka sy për qëllimin e aksionit dhe aftësinë për të përfunduar me këmbë ose me kokë. Ronaldo është idhulli i tij.
Ai nënshkroi një marrëveshje të re pesëvjeçare në Stamford Bridge në korrik, përpara se të shkonte në St Mary’s në huazim.

Ndërkohë që ditën e djeshme i është bashkuar skuadrës në Londër në seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes të mbrëmjes së sotme. Dëmtimin në kavilje deri diku e ka lënë pas, por gjithsesi Armando Broja, atij që i tremben edhe anglezët, nuk do të jetë sot në fushë nga minuta e parë, por sigurisht që do të mbetet asi nën mëngë i trajnerit Reja për të tentuar një tjetër mrekulli si ato me Hungarinë.


Top Channel

You may also like