Angjela Berishaj, shpresa olimpike e Malit të Zi, trajnerja Gegaj: Duam medalje

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Lojërat Olimpike janë ëndrra e çdo sportisti, ka thënë nënkampionja juniore e botës në tawkwondo, Angjela Berishaj.

Berishaj fitoi medalje të argjendtë në Kampionatin Botëror të junioreve në Sofje fundjavën e kaluar.

Në ndeshjen finale të kategorisë deri në 68 kilogramë, në një ndeshje emocionuese dhe të paqartë deri në fund, ajo u mposht nga koreanja Hong Hio Rim (3:4, 5:2 dhe 7:5).

Anëtarja e Besës arriti në finale dhe medaljen e parë botërore për taekwondon malazeze pas katër fitoreve.

Ajo eliminoi egjiptianen Malik Ahmed (7:5 dhe 7:4), jordanezen Sara Al Kuran (3:2 dhe 15:3), përfaqësuesen e Bosnje-Hercegovinës Marija Jokiq (11:13, 16:2 dhe 15:6) dhe në gjysmëfinale Shin Yi Chun nga Taipei (3:4, 5:1 dhe 12:4), ka shkruar mediumin malazez “VIjesti”. 

Berishaj është lidere në renditjen evropiane të junioreve.

Ajo ka medaljen e artë për kadet dhe junior nga Kampionatin Ballkanik 2021, ndërsa këtë vit fitoi medalje të argjendtë në Lojërat Evropiane në Sofje.

Berishaj tha se rezultati nuk ishte i rastësishëm, por rezultat i një pune shumëvjeçare.

“Jam e kënaqur me rezultatin dhe medaljen, mbi të gjitha me mënyrën se si e kam fituar. Në finale më ka munguar paksa fati. Kam dhënë aq sa kam mundur”, tha Berishaj në konferencën për shtyp.

Ajo ka treguar se ëndrrat e saj sportive dalëngadalë po realizohen.

“Dua të kualifikohem në Lojërat Olimpike, e di që rruga nuk është e lehtë, por jam i sigurt se do të bëj gjithçka për t’u kualifikuar”, tha Berishaj.

Trajnerja i saj në klub, Nikolla Gegaj, tha se ndihet krenar që rezultati historik është arritur në vitin e jubileut të madh – 30 vjet nga themelimi i Klubit Besa Taekwondo.

“Kishim shumë vende të pesta, na mungoi fati, por edhe investimi. Arritëm një medalje të madhe dhe është koha për të investuar më shumë, sepse kjo gjeneratë e meriton. Shpresoj që fjala do të shkojë atje ku duhet dhe do të marrë përkrahje.

Ka ardhur medalja dhe mendoj se e kemi merituar shumë kohë më parë, Angjelën e njoh mirë, e di sa e vlefshme është, si trajner nuk do të mjaftohem vetëm me pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike, dua një medalje”, tha Gegaj.

Kryetari i Federatës së Taekwondo-së të Malit të Zi, Predrag Drecun, tha se shpresojnë që Mali i Zi të ketë përfaqësues në taekwondo në Lojërat Olimpike të ardhshme.

“Kemi konkurrentë që kanë kualitete për ta përfaqësuar sa më mirë dhe për të qenë garuese për arritjet më të larta. Këtë e ka treguar Angjela dhe rezultatet e saj nuk janë befasi për ne. Ajo ka fituar medalje që në ditët e saj si pioniere”, – tha Drecun.

Duke folur për suksesin e saj, ai vuri në dukje se Berishaj është garuesja e vetme që ka fituar medalje nga rajoni, ndërsa të tjerat i kanë shkuar përfaqësuesve të vendeve aziatike.

Trajneri i Kombëtares malazeze, Rade Vuletiç, tha se Berishaj është lidere e gjeneratës së talentuar të te rejave, ku përfshihen edhe Vasilije Nestoroviq (deri në 45), Benan Jusufgjokaj (deri në 48), Mario Vukoviq (deri në 59) dhe Vuk Vuletiq (deri në 73). 

“Na ka munguar kjo medalje, deri më tani kemi pasur medaljet evropiane të kadetëve të Vasilij Nestoroviqit, Vasilij Peruniçiqit dhe Stevan Vuletiqit dhe tani ka ardhur medalja botërore. Për të vazhduar atë vazhdimësi na duhet ndihma e shtetit”, tha Vuletiq.

Ai përkujtoi se Berishaj tregoi shumë, arriti katër fitore dhe ishte afër medaljes së artë.

Pothuajse të gjithë në rajon kanë një medalje olimpike, shpresoj që ne të jemi të radhës që do ta fitojmë atë”, tha Vuletiç.

You may also like