Angella Ageler dha betimin si ambasadore e re e SHBA-së në Shkup

by admin
Spread the love




Në një ceremoni në Departamentin e Shtetit, Angella Ageler dha betimin si ambasadore e re e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, njoftoi në Fejsbuk Ambasada Amerikane në Shkup.

“Ambasadorja Ageller është diplomate me karrierë në Shërbimin e Lartë të Punëve të Jashtme, ndërsa deri para pak kohësh ishte zëvendës-shefe e misionit të SHBA-së në Pakistan ku shërbeu si u.d. ambasadore e përkohshme. Më parë punonte edhe si këshilltare për marrëdhënie me publikun në Ambasadën e SHBA-së në Paris, ndërsa kryente edhe detyra të punës edhe në Shkup, Nju -Delhi, Hanoi dhe Uashington”, bëhet e ditur në shkrimin e Ambasadës Amerikane.

Në biografinë e saj gjithashtu është shënuar se flet gjuhën maqedonase, franceze dhe pjesërisht gjuhën hindu.

Angella Ageller vjen në vendin e Kejt Meri Bërnz, e cila e kryen funksionin ambasadore e SHBA-së në Shkup nga viti 2019.


You may also like