Angelina Jolie publikoi librin e ri, ja se çfarë përmban ai

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Aktorja e famshme, Angelina Jolie është shumë e emocionuar për publikimin e librit të saj të ri:
‘Know Your Rights and Claim Them: A Guide for Youth’.

Të shtunën, Angelina organizoi një festë për librin, i cili zbulon të drejtat e fëmijëve dhe njohuritë që të rinjtë kanë nevojë t’i dinë për të mbrojtur veten.

“Kur fëmijët dhe të rinjtë kanë agjencinë, fuqinë dhe njohuritë për të folur, ata mund të ndryshojnë jetën, duke ndihmuar në krijimin e një shoqërie më të barabartë,”– shkroi aktorja në Instagram.

“Ky është mesazhi i librit tonë të ri, i cili është shkruar në konsultim me aktivistët e rinj në të gjithë botën dhe është për ta, dhe të gjithë të rinjtë që luftojnë për të drejtat e tyre në nivel global“,- tregoi ajo.

Angelina Jolie, prej kohësh tashmë është përveçëse aktore dhe një aktiviste mjaft e njohur dhe me influencë.
Ajo shpesh herë i del në mbrojtje jetimëve, grave dhe del kundra varfërise apo shtypjes.

Nga mbrojtja e mjedisit deri te luftimi i pabarazisë dhe diskriminimit,të rinjtë po ndërhyjnë për të bërë punën që të rriturit duhet të bënin, por deri më tani nuk kanë arritur ta bëjnë,”- shkroi ajo, duke shtuar se fëmijët “po mbajnë barrën e pasojave të atyre vendimeve të këqija” në kampet e refugjatëve dhe zonat e konfliktit në të gjithë botën.


You may also like