Angelina Jolie festoi ditëlindjen, ja sa vite ka mbushur ajo – Shqip

by admin
Spread the love

Angelina Jolie sot feston ditëlindjen e 45-të si një grua beqare, pas ndarjes së saj të dhimbshme nga Brad Pitt më 2016, shkruan Mirror.co.uk.

Dyshja dukej se po e rikthenin miqësinë e tyre para se të fillonin të qarkullonin thashetheme për romancë të re mes Brad dhe Jennifer Aniston, të cilën ai e mohoi.

Thashethemet filluan kur dyshja u fotografuan duke u përqafuar dhe të buzëqeshur në “SAG Awards” në janar.

Angelina dhe Brad thuhet se muajin e kaluar festuan së bashku ditëlindjen e 14-të të bijës së tyee Shiloh në rezidencën e tyre në LA, ku u takua gjithashtu edhe me djalin Maddox.

Brad dhe Maddox kishin marrëdhënie të ftohur gjatë viteve të adoleshencës së të birit të birësuar.

Në tetor të vitit 2019, aktorja foli për herë të parë për dëmin që divorci i kishte shkaktuar asaj, duke pranuar se kishte nxitur edhe disa probleme shëndetësore.

Angelina akoma nuk e ka gjetur dashurinë ej etës edhe gati katër vjet pas ndarjes, ndërsa Brad ka pasur disa lidhje.

You may also like