Angela Martini është një nga ne, qan me filmat. Vetëm se në një ambient të ëndërruar nga shumica

by admin
Spread the love

Me një foto nga avioni me të cilin po udhëton, Angela Martini na ka treguar se çfarë e emocionon më së shumti kur udhëton. Modelja seksi ka shijuar një film dhe krah fotos ka shkruar: “Çdo herë që shoh filma në avion, qaj, bëhem shumë emocionale”.

Përveç anës sentimentale të Martinit e cila është prekur nga një film dhe nxjerr në pah anën romantike të saj, çfarë bie tjetër në sy është luksi i kabinës të avionit në “first class” që po udhëton Angela.

Nuk është çudi që syri u ndjekësve ka mbetur tek pamja e publikuar pasi Angela është martuar me një nga burrat më të pasur në botë dhe ka kaq vite karrierë të suksesshme si modele.

Disa muaj më parë dyshja u bënë prindër me një djalë dhe kanë treguar se ky moment i ka dhënë tjetër kuptim ditëve të tyre./revistawho.com

You may also like