Anëtari i këshillit shpërthen granatën në mbledhjen e fshatit, dhjetra të plagosur në Ukrainë

by admin
Spread the love

Një person ka vdekur dhe të paktën 26 u plagosën sot pasdite kur një anëtar i këshililt të fshatit shpërtheu granata në mbledhjen e zyrtarëve të qeverisë lokale në Zakarpattia Oblast në perëndim të Ukrainës, njoftoi policia kombëtare e vendit.

Mbledhja e këshillit të fshatit Keretsky po transmetohej direkt në rrjetin Facebook, kur atentatori i identifikuar nga mediat vendase si Serhiy Batryn, lëshoi të paktën dy granata në dysheme.

“Si rezultat 26 njerëz janë plagosur, gjashtë prej të cilëve në gjendje të rëndë”, thuhej në deklaratën e policisë kombëtare.

Policia tha se mjekët po përpiqeshin të shpëtonin burrin që lëshoi eksplozivin, ndërsa ende nuk ishte përcaktuar një motiv për aktin e rëndë, që po hetohet nga policia si veprim terrorist.

Por mediat vendase shtonin se Batryn kishte debatuar më parë “me kolegët në lidhje me një asistencë 50% dhe një bonus mujor 100% për rrogën e kreut të fshatit, gjatë kohës së luftës”.

Rrjeti lokal Zakarpattia24 tha se një nga anëtarët e këshillit kishte lëshuar granatat në ndërtesën e Keretsky gjatë sesionit të zyrtarëve.”

Batryn është në gjendje të rëndë në spital.