Anëtaret e LDGSH shkojnë në selinë e PD, i gjejnë dyert e mbyllura: Kjo s’ka ndodhur as në ’97-ën

by admin
Spread the love

Mbështetësit e Berishës kanë shkuar sërish në selinë e Partisë Demokratike. Kësaj radhe, kanë qenë në seli anëtare të Lidhjes Demokratike të Gruas Shqiptare, por janë përballur sërish me dyer të mbyllura.

“Ju falënderoj që pasqyroni ç’a ndodh në selinë tonë të shenjtë. Ne jemi forumi i gruas që sot kishim një takim pune. por siç e patë dhe ju dyert e partisë tonë janë mbyllur, edhe pse shumica prej nesh kemi 31 vite që futemi në këtë derë. Sot kjo ndodh, nuk na ka ndodhur as në vitin e mbrapshtë 1997. Na vjen keq që deputeti Basha na paska vënë drynin, por ne do të vazhdojmë prapë. Ne nesër do të jemi këtu të gjitha, të gjitha anëtarët që me referendum shkarkuam Bashën si kryetar”, tha një nga anëtaret.

Kujtojmë se më herët në seli u drejtuan anëtarë të Këshillit Kombëtar, ku u ballafaquan me situatë të njëjtë. Ata thanë në prononcimin e tyre se nesër do të jetë ta ku do të ekzekutohet vendimi i anëtarëve dhe selia do i kthehet demokratëve.

You may also like