Anëtarësimi në NATO, Suedia: Turqia do gjëra që ne nuk mund dhe nuk duam t’i japim

by admin
Spread the love

Suedia e cila shpreson që t’i bashkohet NATO-s shpejt, thotë se nuk mund dhe nuk dëshiron  t’i përmbushë disa nga kushtet e Turqisë për të marrë dritën jeshile për t’iu bashkuar aleancës. 

Ankaraja ka bllokuar hyrjen e Suedisë dhe Finlandës në aleancë që nga maji në një përpjekje për t’i bërë ata të përmbushin disa kërkesa politike, duke shkaktuar një grindje të gjatë diplomatike.

“Turqia konfirmon se ne kemi bërë atë që kemi thënë se do të bëjmë, por ata gjithashtu thonë se duan gjëra që ne nuk mund ose nuk duam t’u japim atyre“, tha kryeministri suedez Ulf Kristersson në një konferencë.

“Ne jemi të bindur se Turqia do të marrë një vendim, thjesht nuk e dimë se kur”, tha ai, duke shtuar se “vendimi final tani është në dorën e  Ankarasë”.

Stokholmi dhe Helsinki nënshkruan një marrëveshje me Turqinë në vitin 2022, që synon të kapërcejë kundërshtimet e Ankarasë ndaj ofertave të tyre në NATO.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e ka përshkruar më parë Finlandën dhe Suedinë si një vend strehim  të grupeve terroriste, ndërsa ministri i tij i jashtëm u bëri thirrje të dy vendeve që të heqin ndalimet për eksportet e mbrojtjes në Turqi.

NATO parashikon që Suedia dhe Finlanda të bashkohen në vitin 2023, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të saj, Jens Stoltenberg, i cili foli gjithashtu të dielën, megjithëse nuk mund të siguronte se kjo do të ndodhte.

“Unë pres që [aderimi të bëhet vitin e ardhshëm], por nuk do të garantoj datën e saktë, sepse është sigurisht një vendim sovran i Parlamentit turk dhe ai hungarez, të cilët nuk e kanë ratifikuar ende marrëveshjen”, tha Stoltenberg.


Top Channel

Lexo lajme interesante

You may also like