Andresa bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë një djalë (FOTO)

by admin
Spread the love

Moderatorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, Andresa Ambrosio është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ëmbël e bëri publik vetë ajo përmes një postimi në rrjetin social ‘Instagram’, ku publikoi edhe foton e parë me të bijën.

Në foto, duket dora e moderatores, e cila mban të shtrënguar dorën e bebit, ndërsa në sfond dëgjohet kënda e Qua Solo, “Mi prenderò cura di te” (do të kujdesem gjithmonë për ty). Ajo nuk ka dhënë asnjë detaj më tepër rreth emrit të djalit, ndërsa kujtojmë që gjininë e bebit e zbuloi pak kohë më parë në emisionin ‘Rudina’ në Tv Klan.

Shtatzënia e moderatores u zbulua në televizion, gjatë një puntate të Telebingos në “E diela shqiptare” në muajin korrik. Një telefonuese vuri re që barku i saj dukej paksa i rrumbullakosur dhe nuk ngurroi ta pyeste nëse ishte apo jo në pritje të ëmbël. “Zonja ka të drejtë,” i tha Andresa Ardit Gjebreas, i cili u habit nga lajmi dhe menjëherë përqafoi bashkë-moderatoren e Telebingos.

Pak kohë më parë, Andresa rrëfeu se ka qenë edhe më parë në pritje të ëmbël, por në muajin e tretë, zemra e bebit pushoi së funksionuari. ‘Unë kisha planifikuar ta mbaja për 5 muaj, se është një histori në Shqipëri, në Brazil nuk ka histori për këtë. Në Shqipëri thonë duhet ta mbash 3 ose 5 muaj. Por unë pata një eksperiencë më para. Në tetor dhe vitin e ri. Unë u kënaqa, flisja në backstage, po vjen bebi, po vjen bebi… Por në datën 29 dhjetor doktori tha se zemra është frenuar. Në momentin që doktori tha është frenuar, qielli ra mbi mua…. Unë dhe Mirko ishim shumë të trishtuar për Vitin e Ri…’

You may also like