Andrea Belotti në “udhëkryq”, dy oferta nga Franca dhe një nga Turqia

by admin
Spread the love

Andrea Belotti është një emër i lakuar pothuajse në çdo merkato, por tani, për sulmuesin ka interes nga tre ekipe të ndryshme.

Roma nuk është më kanditatura kryesore për shërbimet e 28-vjeçarit.

Nga Franca, Nice dhe Monaco kanë nisur kontaktet me sulmuesin italian, ndërsa në horizont është shfaqur edhe Galatasaray që është i gatshëm të plotësojë dëshirat e Belotti-t.

Nice po kërkon një sulmues që premton gola dhe për momentin ka dy emra kryesor, Andrea-n dhe Cavani, ndërsa monegaskët e shohin Belotti-n si pasuesin ideal të Ben Yedder.

Në krahun tjetër, Galatasaray po zhvillon një merkato të jashtzakonshme dhe pasi “peshkoi” në Itali me dyshen Mertens-Torreira, tani turqit janë të gatshëm të hapin “thesin” për sulmuesin e Torinos.

Gjithsesi, mediet italiane bëjnë me dije se në “pole-position” qëndron roma, por tani skuadra e Murinho-s ka shumë konkurrencë dhe Belotti mund të tundohet nga ofertat që mund t’i vijnë në orët e fundit dhe zhvillime interesante priten në orët e ardhshme.


Top Channel

You may also like