Ancelotti: Ishim të pafat, LaLiga është gjithmonë e komplikuar

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Trajneri i Realit të Madridit, Carlo Ancelotti ka analizuar për “Movistar” barazimin pa gola në fushën e Villarrealit.

“Ishim të pafat, goditëm dy herë traversën dhe portieri kundërshtar bëri disa pritje vendimtare. Rikthimi i Bale në fushë pas 6 muajsh? Luajti mirë, i bëri shumë mirë detyrat që i kishim caktuar, sidomos në pjesën e dytë. Kishte disa raste për të shënuar, por ishte i pafat.

A u hap kampionati? LaLiga është gjithmonë e komplikuar, është kështu për të gjitha skuadrat”, ka thënë mes të tjerash trajneri italian i Realit të Madridit, që nuk arriti të festojë me fitore ndeshjen e tij të 100-të në krye të Realit të Madridit. / Oversport.tv

You may also like