Ancelotti i irrituar me sistemin VAR: Arbitrat vrapojnë tek teknologjia, nuk marrin vendime

by admin
Spread the love

Prej disa vitesh, pjesë e futbollit është bërë edhe teknologjia.

Sistemi VAR u aplikua për të zgjidhur “hallet” dhe gabimet që mund të bënin arbitrat në fushën e lojës. Megjithatë, polemikat, gafat dhe keqinterpretimet nuk kanë munguar në asnjë moment dhe së fundmi kundër sistemit VAR, ka dalë edhe trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti.

Tekniku italian shprehet se arbitrat e kanë mendjen te VAR-i që sipas tij po përdoret më shumë seç duhet.

“Më duhet të flas të vërtetën, nuk jam aspak i lumtur me mënyrën si aplikohet VAR-i. Në këtë moment që flasim VAR është bërë më i rëndësishëm se arbitrat në fushë pasi këta të fundit e kanë mendjen të vrapojnë për te ekrani që të marrin vendimet.

VAR u krijua për të shmangur gabimet që ishin të qarta, por tani thërritet më tepër seç duhet në apel. Kjo duhet të ndryshojë, ka ende shumë konfuzion sa i përket edhe prekjes së topit me dorë”, u shpreh Ancelotti./ Shqip


Top Channel

You may also like