Ancelotti i irrituar: Kalendar pa lidhje, të zgjohen ata që e hartojnë

by admin
Spread the love

Real Madrid vuajti për të mposhtur Elche në Kupën e Mbretit të enjten në mbrëmje. 90 minutat nuk prodhuan asnjë gol, sfida shkoi në shtesa dhe emocionet u shtuan shumë. Vendasit kaluan në avantazh, por ekipi i Carlo Ancelottit përmbysi gjithçka falë golave të Iscos dhe Eden Hazard.

Fitorja dramatike solli kalimin e “Los Blancos” në çerekfinalet e Kupës së Mbretit, teksa Carlo Ancelotti regjistroi ndeshjen numër 150 si trajner i Realit. “Na presin shumë ndeshje të tjera së bashku. Faleminderit Real”, shkroi italiani në rrjetet sociale.

Ancelotti fitoi Superkupën e Spanjës dhe ndodhet në garë për të fituar të gjithë trofetë këtë sezon. Ndërkohë, 62-vjeçari ka komentuar edhe kalendarin e ngjeshur. Ai rrallë acarohet dhe kështu ka ndodhur pas takimit me Elchen.

“Ky kalendar është totalisht i pakuptimtë, çfarë mund të them tjetër? Duhet të ndryshojë, është e pashmangshme. Shpresoj që njerëzit që hartojnë kalendarin të zgjohen nga gjumi dhe ta bëjnë të drejtë për të gjithë”.


Top Channel

You may also like