Analiza e “Abissnet Superiore” / Goditjet drejt portës të bllokuara, ja si renditen ekipet e kampionatit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kampionati “Abissnet Superiore” është rikthyer në fushë pas një ndërprerjeje për shkak të finaleve të Botërorit “Katar 2022”.

Pauza me siguri që do të ketë sjellë edhe disa risi në lojën e skuadrave, të cilat kanë pasur mundësinë të rikarikojnë bateritë dhe të ndryshojnë disa ide për mënyrën e lojës, gjë që sipas gjasave do të ndodhë si rrjedhojë edhe e ndryshimeve të trajnerëve në javët e fundit.

Është ende herët për të kuptuar nëse kjo pauzë e pazakontë dimërore ka ndryshuar shumë skuadrat e kampionatit dhe për këtë arsye në këtë fazë fillestare krahasimet me pjesën e parë të kampionatit janë disi të parakohshme.

Një prej statistikave që trajnerët i kushtojnë vëmendje të veçantë  kur vlerësojnë cilësinë e rasteve të prodhuara dhe të pësuara nga skuadra e tyre ka të bëjë me goditjet në portë të bllokuara. Koncepti është fare i thjeshtë: nëse kundërshtarët gjuajnë shumë herë në portë, por këto goditje bllokohen ose devijohen nga një mbrojtës, do të thotë që mbrojtja ka qenë e pozicionuar në atë mënyrë që të vështirësonte ekzekutimin e goditjes së kundërshtarit.

Po kështu, skuadra që gjuan shumë herë në portë, por gjuajtjet bllokohen ose devijohen, është një skuadër që rrezikon goditje të vështira për t’u realizuar (sepse mbrojtja kundërshtare ia ka vështirësuar këtë përpjekje).

Për sa i përket fazës sulmuese, pra gjuajtjeve të bëra, por të bllokuara, renditja është si më poshtë:

  • Kukësi 28,2%
  • Erzeni 26,5%
  • Egnatia 26%
  • Laçi 25,6%
  • Partizani 25,5%
  • Tirana 24,6%
  • Kastrioti 23%
  • Vllaznia 23,1%
  • Bylis 19,3%
  • Teuta 19%

Në aspektin mbrojtës, skuadrat që bllokojnë më shumë gjuajtjet e kundërshtarëve drejt portës dhe si rrjedhojë mbrojtja e tyre ia vështirëson shumë kundërshtarëve goditjet, janë si më poshtë:

  • Erzeni 27,4%
  • Laçi 27,4%
  • Egnatia 27,4%
  • Vllaznia 26,4%
  • Tirana 24,8%
  • Teuta 22,5%
  • Partizani 22,3%
  • Kastrioti 22,2%
  • Bylis 22,1%
  • Kukësi 19,2%

You may also like