Analisti tregon se çfarë mund ta fundosë nesër Sali Berishën në protestë

by admin
Spread the love

Nesër ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij do të tentojnë të marrin selinë e Partisë Demokratike. Analisti Ermal Hasimja vlerëson se në protestën e nesërme, Berisha dhe mbështetësit e tij do të pëpiqen që të futen në ndërtesë, por pa rrezikuar që të emërtohen si shkaktarë të dhunës.

Hasimja u shpreh se pasojat e çdo agresiviteti dhe dhune ekstreme të mundshme, do t’i vuante Berisha, e jo Basha.

“Situata është e acaruar. Topi këtu është gjithmonë në dorën e Berishës dhe mbështetësve të tij. Berisha dhe mbështetësit e tij do të shkojnë deri në atë pikë pa rrezikuar të emërtohen si shkaktarë të dhunës. Do të përpiqen të testojnë deri në kufirin maksimal të mundshëm. Nëse do të kishte dhunë, pasojat e e mundshme të kësaj dhune do t’i vuante Berisha…Basha nuk është ai që është në sulm në këtë moment. Ai që do të vuante pasojat do të ishte Berisha, nëse do të toleronte apo nxiste situata dhune. Më duket e vështirë që do të ketë dhunë ekstreme, pavarësisht se përpjekjet për t’u futur në ndërtesë është e qartë që do të ketë”, tha ai për Vizion Plus.

Lexo lajme interesante

You may also like