Analisti jep mesazhin e fortë: Rikthimi i Berishës do ishte katastrofë, ja problemi i Bashës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Analisti Ermal Hasimja është shprehur se debati brenda Partisë Demokratike mund të shkojë deri në Gjykatë. Sipas politologut debati brenda PD nuk do të prodhojë diçka produktive për të ndryshuar për mirë këtë parti.

Ai thotë se dy janë problemet, Basha që s’mund të marrë pushtetin që mund t’i vijë në ndihmë shqiptarëve dhe nga ana tjetër ish-Kryeministri Sali Berisha. Sipas tij, rikthimi i këtij të fundit në krye të PD do ishte katastrofë.

“Ajo që po ndodh brenda PD është një shprehje e demokracisë nuk është e kundërta. Ajo që është problem është se debati brenda PD duket se nuk do prodhojë diçka produktive për të ndryshuar për mirë PD. Nga njëra anë kemi Bashën që nuk arrin ta çojë PD drejt një marrje të pushteti me qëllim transformimin e Shqipërisë dhe nga ana tjetër kthimi i Berishës në PD do ishte një katastrofë”, tha Hasimja për Ora News.

You may also like