Analisti i njohur zbulon skenarin e mundshëm që mund të ndodh me Metën nëse shkarkohet: Berisha e ka të vështirë të fitojë

by admin
Spread the love

Koalicioni “Shtëpia e Lirisë”, mes Komisionit të Rithemelimit me LSI-në, sipas analistit Mentor Nazarko është një zgjedhje që ia mohon dinjitetin grupit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Është edhe pragmatike, e vetmja zgjidhje. Është zgjidhje që ia mohon dinjitetin grupit të Berishës sepse ata janë kandidatë të tij që do garojnë në siglën e LSI. Kemi kandidatë të PD në siglën e LSI”, tha Nazarko i ftuar në “Radarin Informativ.

Primaret e zhvilluara nga Berisha për zgjedhjen e kandidatëve për kryebashkiakë në 6 bashki, për analistin janë pozitive.

“Pozitive ishin primaret. Ama duket që ishin kandidatë të paracaktuar në bashkëpunim me LSI. Ata kanë zgjedhur disa kandidatë që LSI i pranon 100%”.

Nazarko deklaroi se nëse presidenti Ilir Meta shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese ai mund të përfshihet në fushatën e 6 marsit.

“Nuk shoh zhvillim që t’i ndajë Berishën dhe Metën. Nëse shkarkohet nga Kushtetuesja, Meta mund të përfshihet një fushatë, ky është një skenar i mundshëm”.

Ndarja me PD-në zyrtare, sipas Nazarkos e bën më të vështirë fitoren për kandidatët e Koalicionit të Rithemelimit.

“Këto janë zgjedhje të cilat përtej shikimit nga Tirana në bazë janë zgjedhje me karakter lokale. Varet nga ndikimi në territori i kandidatëve, është e vështirë të parashikosh rezultatin. Nëse opozita do ishte bashkuar s’do kishte asnjë përjashtim që ti fitonte të 6. Fakti që janë të përçarë i penalizon”.

You may also like