Analisti i njohur zbulon si Berisha e kërcënoi Lulzim Bashën para zgjedhjeve

by admin
Spread the love

Analisti Agim Baçi u shpreh mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Log’ se kryedemokrati Lulzim Basha duhet ta kishte marrë vendimin për Sali Berishën që në vitin 2017.

Baçi theksoi se Berisha e kërcënoi hapur para zgjedhjeve Bashën, pasi deklaroi publikisht se do të kandidonte, duke e bërë kështu fakt të kryer.

Deklarata e Baçit:

“Kam thënë është paradoks të shpallet Sali Berisha non grata se duhet të ishte një listë me e gjatë, por këtë nuk e gjykojmë dot. Kjo ose bëhej në 2013. Por nuk e gjykojmë dot SHBA-në. Ne e dimë shumë mirë që një parti opozitare anti-amerikane shanset për të ardhur në pushtet i ka zero. Mundësitë janë ato që tha Fabiani që mund të kemi ndarje të PD. Por gjuha që përdor Berisha, pengu etj. Në krahun tjetër edhe te zoti Basha,unë jam kundër përjashtimeve. Vendimet për Sali Berishën duhet t’i kishte marrë që në 2017. Para zgjedhjeve Berisha tha unë do të kandidoj.

Çfarë mund të thoshte kryetari i PD një ditë më pas. Të dy e zhbënë statutin, njëri deklaroi se unë do jem kandidat. Berisha e vuri fakt, e kërcënoi që ti nuk bën dot këtë pa mua. Ai e ka reflektuar gjithmonë që është pronar i PD. Një burrë shtetas autoritetin nuk e përdor për të vënë në pikëpyetje forcën politike që e ka drejtuar. Burrështetasit vendosin jashtë interesave të tij personalë, jo ta vendosë partinë në interesin e  tij personal. Berisha e nisi këtë betejë vetëm se e përjashtoi Basha. Është njeriu i gabuar në kohën e gabuar, ka heshtur,” u shpreh ai.

You may also like