Analisti i njohur zbërthen situatën në PD: kemi një vendim të fortë të Bashës për përjashtimin e Berishës

by admin
Spread the love

Analisti Roland Qafoku ka deklaruar se PD-ja aktualisht ndodhet në një udhëkryq të madh dhe se nuk dihet se si do të përfundojë kjo përplasje mes Berishës dhe Bashës dhe fatit të demokratëve

Ai e cilësoi si një vendim të fortë përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar të PD-së. “Mendoj se kemi një vendim të fortë të Bashës për përjashtimin e Berishës. Klevis duhet ta dish, që Berisha në 1999 u shoqërua për 4 orë në komisariat dhe Ilir Meta krenohej për këtë, ndërsa Basha doli me këtë vendim përjashtim. Deri dje thonit se ky nuk merr vendime“, tha Qafoku, duke iu drejtuar ish-deputetit Balliu.

Ai theksoi se në PD ka disa rryma, disa deputetë janë kundër Berishës dhe Bashës dhe janë pro ish-kryeministrit, ka persona kundër Bashës dhe pro Bashës. Sipas tij, deputetët e PD-së duhej të reagonin më herët dhe jo tani duke ia lënë në dorë Berishës drejtimin e Foltores.

You may also like