Analisti i njohur: Me ‘Trekëndëshin e Bermudës’, Basha dha idenë se është shkëputur nga Meta

by admin
Spread the love

Analisti Mentor Nazarko komentoi deklaratën e fundit të Gazment Bardhit, i cili deklaroi se i kanë ofruar mandate LSI-së, por kjo e fundit i ka refuzuar.

Nazarko u shpreh se kryedemokrati Lulzim Basha me ‘Trekëndëshin e Bermudës’ u përpoq të japë idenë se është shkëputur nga ish-kreu i saj Ilir Meta dhe se Berisha qëndron më afër tyre.

Deklarata e Nazarkos:

“Ky moment i ftesës është përdorur edhe më herët dhe nuk e di pse nuk shërben si pretekst për sherr publik që më herët. Nuk e di nëse Basha në kuadër të imazhit të ri. Besoj se me Trekëndëshin e Bermudës do të japë idenë se është shkëputur nga Meta dhe të japë idenë se Berisha është më afër tyre. Supozoj që është kështu. PD me dëshirë për të fituar e ka bërë ofertën. LSI ka parë me analiza se të vetëm mund të fitonin. Nuk mund të them se ushtria elektorale e PD-së dhe LSI-së nga bashkimi do të kishin atë efektin ortek që të krijonte idenë e fitores”, tha Nazarko.

You may also like