Analisti i njohur: Ky vendim do i mbyllë përfundimisht karrierën politike Ilir Metës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Analisti Plator Nesturi ka folur për një rikthimi të Metës në krye të LSI mund të jetë maksimumi i lëvizjeve në LSI, por kjo do të varet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për kreun e shtetit.

“LSI nuk e ka fuqinë për proces të brendshëm. Meta ka një betejë shumë të rëndësishme me Gjykatën Kushtetuese dhe në varësi të saj kjo ndikon në karrierën e Metës. Kemi të bëjmë me një vendim që shkon në kahe të ndryshme. Shkarkimi i një presidenti do të thotë një turpërim i tij. Dhe në këtë rast duhet të jetë mbyllur karriera politike. Në rast se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është për vijimësinë e mandatit presidencial, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Meta mund ët vijojë te LSI, por ka edhe një sens morali se çështje të tilla nuk shkojnë në Gjykatë Kushtetuese. Edhe kur ka pasur mocione këto janë mbyllur me dorëheqje për të mos shkuar te Gjykata Kushtetuese”, tha ai për A2.

You may also like