Analistët: Rusia po fillon ta mundë Ukrainën në luftën informatike

by admin
Spread the love

Ndërkohë që lufta e Rusisë në Ukrainë vijon, teknikat e luftës elektronike mund t’u japin avantazh forcave ruse, sipas disa analistëve të inteligjencës.

Në fazën e fundit të luftës, e cila po hyn në muajin e gjashtë të luftimeve, vëzhgues të ndryshëm vërejnë se sistemet e luftës elektronike ruse (EW – electronic warfare) po luajnë rol gjithnjë e më të madh.

Emërtimi EW u referohet një seri sistemesh hardware dhe software, të cilat bllokojnë, përgjojnë ose lokalizojnë komunikimet e armikut.

Në qershor, Associated Press referoi se këto sisteme po fillonin të përdoreshin më shumë në Ukrainën Lindore, ku linjat më të shkurtra të furnizimit u krijuan mundësi trupave ruse të lëviznin pajisjet e specializuara EW më afër fushës së betejës.

Zyrtarët ukrainas i thanë AP se bllokimi i GPS të sistemeve të drejtimit të dronëve është një kërcënim “mjaft i rëndë” për efektivitetin e tyre.

Një analizë e re e publikuar në Spectrum, media e përditshme e Institute of Electrical and Electronics Engineers (IEEE), argumenton se EV, edhe pse nuk ka pasur rol vendimtar gjatë pushtimit, po ndihmon Rusinë për të kthyer tani peshoren në favor të saj.

“Ekspertët prej kohësh kanë theksuar se Rusia zotëron disa nga njësitë EW më të specializuara dhe më mirë të pajisura në botë” – shkruan Bryan Clark, drejtor i Qendrës për Konceptet dhe Teknologjinë e Mbrojtjes në Institutin Hudson, për Spectrum.

Në ditët e para të pushtimit të 24 shkurtit, analistët prisnin që forcat ruse të merrnin menjëherë kontrollin dhe më pas të dominonin spektrin elektromagnetik”.

“Por pas gati një dekade provash në Ukrainën Lindore, kur përshkallëzimi i fundit dhe pushtimi nisi në shkurt, EW ruse nuk u shfaq”.

Megjithatë, shkruan Clark, tani që trupat ruse kontrollojnë më shumë territor në Ukrainë dhe përdorin gjithnjë e më shumë “taktika rrethimi” në qytetet ukrainase, EW po fillon të hyjë në lojë.

Për shembull në një rast, trupat ruse ishin në gjendje të bllokonin komunikimet e radarëve të donëve ukrainas, duke i penguar ata të identifikojnë me efikasitet bateritë e artilerisë ruse.

Ndërkohë, teknikat e përgjimit u lejojnë trupave ruse të lokalizojnë dhe godasin artilerinë ruse, duke theksuar avantazhin e ndjeshëm numerik për sa i përket fuqisë së zjarrit.

/ The Verge

You may also like